Kryemadhi tregon konfliktet me Metën: Shahemi dhe zihemi me mesazhe, një ditë e bëra bllok por ishte Basha ndërmjetësuesi që na pajtoi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se me presidentin Meta zihet dhe shahet në mesazhe.

Ajo ka treguar një rast kur i ka bërë bllok bashkëshortit të saj dhe ka qenë kryedemokrati Lulzim basha ai që ka bërë rolin e ndërmjetësit për t’u takuar.

“Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte”, tregoi Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT