Kryetarja e Zyrës së OSBE-së uron Ramën: Mezi pres bashkëpunimin e ngushtë e të vazhdueshëm

Kryetarja në detyrë e OSBE-së, Ann Linde ka uruar kryetarin e PS-së për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Linde shkruan “Urimet e mia më të përzemërta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Mezi pres bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm në trojkën e OSBE-së”.

Linde e mori detyrën si kryetare e Zyrës së OSBE-së në janar. Kujtojmë këtu se këtu detyre vitin e kaluar e mbante kryeministri Edi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT