Kush janë më të votuarit në PS, ish-deputetja e LSI që iu bashkua Ramës ua kalon edhe “gjeneralëve” për vota

Tashmë që numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit, kanë filluar të numërohen edhe votat për kandidatët respektivë.

Po cilët janë kandidatët më të votuar të PS

Për PS-në, deri më tani, kandidati më i votuar është Edi Rama në qarkun e Vlorës me 10 046 vota.

Kandidati i dytë më i votuar është Aurora Mara në Dibër me 8765 vota. Aurora Mara në zgjedhjet e kaluara ishte deputete e LSI-së.

Ndërsa në vendin e tretë renditet Saimir Hasalla me 5778 vota në qarkun e Elbasanit.

Në vendin e  katërt Damian Gjiknuri me 5531 vota në Vlorë, për të vijuar me Gerta Durakun në Kukës me 5368 vota dhe Blendi Klosin me 5345 vota në Berat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT