LAJM I FUNDIT/ Shtohet numri i të infektuarve me COVID, sa veta humbën jetën në 24 orë

Janë kryer 2862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 234 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 – 85 vjeç.