Greva e kontrollorëve/ Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkojnë në Aeroportin e Rinasit (VIDEO)

Pas grevës së kontrollorëve të ALBControl, kanë ndërhyrë Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Këta të fundit kanë zbarkuar në Aeroportin e Rinasit.

Kontrollorët kanë pezulluar punën për shkak të uljes së pagës.

Nga Tepelena, kreu i qeverisë shqiptare foli për tentativë për rrëzimin e shtetit, të qeverisë, ndërsa fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Rama tha se Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, ndërsa Meta hodhi gurë sipas tij dhe fshehu dorën.

“Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktivitete i aeroportit “Nënë Tereza” i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, dhe Ilir Meta ka hedhur gurin. Një gur që quhet ‘leshko’,” tha Rama.

Një protestë e punonjësve në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror ka bllokuar për rreth 40 minuta fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Greva e kontrollorëve/ Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së

Greva e kontrollorëve/ Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së

Back to top button
LAJMET E FUNDIT