LAJMI FUNDIT/ Rritet sërish numri i vdekjeve, sa raste të reja u regjistruan 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.