LAJMI FUNDIT/ Shkon në 2274 numri i të vdekurve, sa raste të reja dhe viktima u regjistruan 24 orët e fundit

9 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2274 numrin e viktimave.

Numri i viktimave sot është i njëjtë me dje, ndërsa Tirana vijon të ketë më shumë fatalitete.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Numri i infeksionve ka njohur sërish rënie. Në buletinin ditor të ministrisë raportohet se janë kryer 2092 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 264 qytetarë, ndërsa dje u raportuan 348 raste.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat,
14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë,
6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT