LAJMI I FUNDIT/ Koronavirusi në Shqipëri, rritet sërish numri i infeksioneve dhe vdekjeve

TIRANË – Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në  2 353 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Krahasur me dje, sot kemi një të vdekur më shumë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, 1 qyetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 56 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Edhe numri i infeksioneve të reja ka njohur rritje krahasur me dje. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 148 qytetarë. Dje u regjistruan 100 raste infeksionesh.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër, Maliq, Gramsh.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT