Marrëveshja me Bashën/ Rama: Ja si i tregoja barsoleta gjithë natën që mos e zinte gjumi

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet sot në amfiteatrin e Bylisit në vijim të fushatës elektorale.

Ai nuk i ka ndalur ironitë për fushatën e PD-së, nuk u kursye as për kryeopozitarin Lulzim Basha.

Kryeministri kujtoi edhe marrëveshjen e 17 majit të 2017-ës, që lidhi me Bashën dhe që opozita më pas hyri në zgjedhje. Ai tha se përdori të gjithë arsenalin e barsoletave që Bashën mos ta zinte gjumi.

“Luli mund të flejë tek shtëpia e vetë, në SHQUP, në makinë, sikundër që e kishin parë dje duke fjetur në mes të rrugës.

Unë e kam pasur përballë, kemi qenë bashkë. Kam përdorur të gjithë arsenalin e barsoletave të mia që mos të ma zinte gjumi pa lidhur marrëveshjen se shkoi edhe vonë. Se kisha hall mos ma zinte gjumi. Le të shkojnë tek emisioni ‘Përputhen’ dhe të përputhen atje.”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT