Mbërrijnë edhe 8190 doza Pfizer në Shqipëri, shkon në 346 mijë numri i vaksinimeve

Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në Rinas, duke e çuar 703 550 numrin total të vaksinave që kanë ardhur në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se “deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar“.
Mesazhi i Manastirliut
Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona mjekësore në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar #ShqipëriaBuzëqesh