“Më monitoron edhe orarin e gjumit”/ Basha: Rama më ndjek kudo! “Thotë Luli këtu, Luli aty. Si vishet, flokët”

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në emisionin OPINION, se kryeministri Rama është kthyer në satelit të liderit të opozitës.

Duke komentuar sulmet dhe talljet e Ramës, Basha tha se kryesocialisti e monitoron edhe kur fle gjumë.

Sipas Bashës, Rama merret me të, pasi nuk ka se çfarë t’u thotë shqiptarëve.

“Merret me veshjen time, me flokët madje me monitoron dhe orarin e gjumit. Është kthyer në satelitin e fushatës time, në satelitin tim. Tregon që fushata ime ia ka arritur qëllimit.

Kjo është fushata e tij, sateliti im. Luli këtu, Luli aty. Si vishet, flokët, kur fle gjumë. Klloun. Nuk ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve.”, tha Basha./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT