‘’Më mungon shumë’’, Rama i çon ‘përqafim’ Thaçit nga Kukësi: Në muret e aeroportit gjendet një moment i jashtëzakonshëm kur ai dhe Rugova…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshendetur nga Kukësi ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Rama thotë se i mungon shumë në këto momente, pasi e konsideron vëlla të tij dhe një prej shqiptarëve më të mëdhenj.
Ai e siguron se në muret e aeroportit gjendet një moment i jashtëzakonshëm i historisë shqiptare, kur Thaci e Rugova i hapën rrugë procesit pa kthim të çlirimit të Kosovës.
“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush, më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi.
Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim Do doja ti çoja një përqafim dhe ti thoja se në muret e këtij aeroporti gjendet dhe një moment i jashtëzakonshëm i historisë shqiptare, kur Hashim Thaçi e Ibrahim Rugova së bashku i hapën rrugë procesit pa kthim çlirimit të Kosovës. ‘’- tha Rama.
Kryeministri ka shpjeguar se pse aerporti i Rinasit quhet me emrin Zayed. “Pse quhet kështu Zayed? Sepse nuk është thjesht një aeroport i ri por njëkohësisht edhe një vend kujtese dhe godina e këtij aeroporti është një edhe një tempull i kujtesës së kësaj toke, kësaj zone, por edhe shqiptarësh nga Prishtina në Tiranë dhe kudo sepse në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë, viktima të spastrimit etnik dhe u dyndën drejt Shqipërisë.
Atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota, mes tyre princi i kurorës Mohammed bin Zayed, i bri i sheikut Zayed, që me një vizion gjenial arriti t’u japë atyre Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i ati e nisi të birin nga ai që sot është kryeministri i Duabit për t’u kujdesuar për valën e spastrimit etnik.
Gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie të jashtëzakonshme solidariteti për ata që atë moment kishin nevojë për forcën e dashurisë dhe kujdesjes dhe princi i kurorës Mohammed bin Zayed, e kujton si i ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave dhe asnjë familje mos u mungojë ushqimi dhe uji dhe të mos ndodhë që askush të ndjejë dallim për arsye fetare.
Aeroporti është Flatrat e Veriut, pasi këtu në veriun e Shqipërisë, nga Kukësi dhe matanë dhe prej andej nga erdhën motrat dhe vëllezërit tanë është i gjithë veriu i shqiptarëve, ku u shkruajt një nga historitë më tragjike, por me fundin më të lumtur. Brenda në aeroport do të gjeni jo vetëm një tribut për atë që ishte ideatori i pistës së solidaritetit, por edhe për ata që ishin shëmbëlltyra e dhimbjes dhe e një tragjedie që nuk duhet ta harrojmë kurrë, por edhe e një rezistence, pjesë e karakterit të shqiptarëve që kurrë nuk duhet ta humbasim” tha Rama.