Meta është shpallur non grata nga SHBA, vendimi do t’i komunikohet pas zgjedhjeve? Gazetari citon “burime konfidenciale”, poston njoftimin

Gazetari i njohur Ilirjan Blloshmi, thotë se e njeh arsyen e shpërthimit të presidentit Ilir Meta ndaj ambasadores Yuri Kim.
Blloshmi shkruan se sipas burimeve të tij konfidenciale, ambasadorja i ka thënë presidentit Ilir Meta se është shpallur person “non grata” në SHBA.
“Tani po që e kuptoj Ilir Metën. Sipas burimeve kofidenciale, Ambasadorja Amerikane i ka thënë Ilir Metës se është shpallur Person “non grata” në USA. Vendimi do bëhet publik pas zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi kush i fiton ato”, shkruan Blloshmi në postimin e tij.
