Meta: LSI është shumë më e fortë! Kam informacione për skenarë mafiozë dhe nga persona brenda LSI për të shitur Vullnetin e popullit vlonajt

Kreu i shtetit në një intervistë në një televizion lokal në Vlorë ka folur me tone të ashpra për socialistët, ndërsa është shprehur se ka informacion se ka edhe persona brenda partisë së bashkëshortes së tij të cilët kanë skenarë “mafioz” për të shitur vullnetin e popullit vlonjat.
A është LSI e dobët në Vlorë?
Përkundrazi mendoj se është shumë e fortë, ashtu siç është opozita në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë.
Kam informacione për skenarë mafiozë dhe nga persona brenda LSI për të shitur Vullnetin e popullit vlonajt. Jo me Selam Çimkat dhe të tjerë.
Ai është një mashtrues ordiner. Ai asnjëherë nuk më tha mua. Ka kontribuar dhe ka marrë më shumë se sa ka kontribuar. Më thotë mua të mos votojë përfaqësuesi i LSI, se kam fol me Agaçin.
Unë nuk mund të them kur ti ke qenë i dënuar. Këta i merr Rilindja. Çdo njeri që ka qenë i inkriminuar e ka marrë Rilindja dhe është kthyer në gropë që po thith të gjithë këta.