Meta: Nëse Rama fiton 71 mandate me zgjedhje të lira unë ia dorëzoj mandatin e presidentit, ndryshe..

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj incidentit të Fierit, por mbi të gjithë ka shfrytëzuar rastin që të shprehet edhe për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë ngjarjen e Kavajës.

Ai hodh poshtë akuzat se ka lidhje me ngjarjen e Kavajës, duke e akuzuar se personat që qëlluan në zyrën elektorale të PD-së, janë përfaqësues dhe të nxitur nga PS-ja.

Më pas ai ka deklaruar se askush nuk do të lejohet për vjedhjen apo shitblerjen e votës, duke theksuar se nëse Rama i fiton zgjedhjet e lira, ai do ta njohë si fitues i tyre.

“Nëse Edi Rama i fiton 71 mandate me zgjedhje të lira, do t’a jap edhe mandatin e Presidentit. Ama po u prek edhe një votë Edi Rama nuk do të ketë vrimë të futet”, u shpreh Meta. Më herët presidenti e ka bërë të qartë se nëse nuk PS merr pushtetin do të ikë nga presidenca dhe do të marrë rolin e liderit të opozitës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT