Meta: Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i Berishës, do të shihni lojëra të tjera në ditët në vijim…

Presidenti Ilir Meta komentoi mbrëmjen e sotme deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili se kishte “një lajm të keq për presidentin Meta”, lidhur me çështjen e bllokimit të Rinasit.
Kreu i Shtetit tha I quajti këto “deklarata rrumpallë”, të cilat sipas tij nuk kanë lidhje me përgjegjshmërinë e një kryeministri apo për situatën e krijuar në Rinas.
Pyetje: Si e komentoni deklaratën e kryeministrit Rama: “Ilir kam një lajm të keq”?
Meta: Më deklaratë rrumpallë se kjo nuk ka. Kjo nuk ka lidhje me përgjegjshmërinë e një kryeministri normal, as me situatën e krijuar në Rinas. Por ky është një provokim për presidentin e Republikës. Në ditët në vijim do të shikoni dhe lojëra të tjera. Lajmi i zi për ata që nuk dëshirojnë, është se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.
Pyetje: Kur u sulmon Rama, pse u bën bashkë me Saliun?
Meta: Rama është i tmerruar nga personaliteti i zotit Berisha. Ai është njeri me karakter të fortë në politikën shqiptare. Dhe Rama nuk mund të ndërtojë marrdhënie kur ka pushtetin në dorë. Po ashtu është i tmerruar dhe personaliteti im.
Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin.
Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve.
Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës.
Më 25 prill, askush nuk do ketë shans të tjetërsojë vullnetin e popullit. Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre te shkoje ne greminë, shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre.
Zbatimi i Reformës në Drejtësi, është kthyer në ‘Ramaformë’. Çdo ndryshim i Reformës do ndodhi në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhi kjo do zbatohet legjislacioni aktual.
Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill, kjo është e padiskutueshme