“Misioni im, integrimi në BE”/ Basha “hap thesin”: Brenda vitit të parë nisim negociatat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se një nga zotimet e tij më të mëdha nëse zgjidhet kryeministër është futja e Shqipërisë në BE. Kreu i PD tha se Shqipëria për 8 vitet e qeverisjes nga Rama nuk ka bërë asnjë hap drejt Bashkimit Evropian.

Më tej kreu i PD premtoi se brenda vitit të parë të qeverisjes së tij do të nisin negociatat për kapitujt kryesor me BE.

Basha tha në OPINION se Shqipëria për 8 vitet e qeverisjes nga Rama nuk ka bërë asnjë hap drejt BE.

“Këto 8 vite kemi hedhur ndonjë hap drejt anëtarësimit në BE? Përgjigja është e qartë për çdo shqiptar, madje janë bërë dhe meme shampanja që janë hapur. Fakt është që Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap drejt BE-së. Është fakt se ne kemi provuar që kur angazhohemi seriozisht kalojmë gjëra që janë të paimagjinueshme. Një qeveri që s’ka hedhur asnjë hap drejt BE-së, fajëson juve, mediat, BE-në, njëherë Holandës dhe Francës. Por ka një forcë tjetër që ka dhënë prova, që kam lidhjet me liderët e BE. Kjo do të thotë në radhë që akti i parë i qeverisë time pas 25 Prillit është Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe më pas nisja e futjes për në BE. Brenda vitit të qeverisë sonë ne do të nisim negociatat me Bashkimin Evropian. Unë iu garantoj një gjë, që ato që nuk ka bërë për 8 vite nuk i bën dot as për 4 vite. Unë u garantoj që brenda vitit të parë do të kemi nisur negociatat me kapitujt më të rëndësishëm. Me po mbledhim ekipin më të mirë të ekspertëve të huaj për të ndihmuar ekipin shqiptar, kam marrë angazhimin e kryeministrit kroat për këtë gjë dhe u garantoj se do të ecim me shpejtësi që kanë ecur dhe vende të tjera që janë anëtarësuar tani”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT