“Mjerë ju nëse derdhet një pikë loti apo gjaku nesër”/ Meta nuk ndalet, kërcënon sërish gjyqtarët e prokurorët

Brenda pak minutash, presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar dhe kërcënuar sërish gjyqtarët e prokurorët për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai i bën thirrje ta dëgjojnë mirë Presidentin, se nëse nesër derdhet një pikë gjaku ose loti, mjerë ata.

Më herët në një postim tjetër, Presidenti ka bërë edhe një paralajmërim se është gati të marrë përgjegjësinë për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve.

“Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”, shkruan Ilir Meta.

Deklarata të tilla të presidentit janë të papranueshme, pasi sot është dita e heshtjes zgjedhore. Por ndërsa partitë politike janë bindur, kreu i shtetit ka folur sot në një konferencë të jashtëzakonshme, si dhe ka bërë disa postime në rrjetet sociale.

Mbrëmë, Ilir Meta sulmoi edhe ambasadoren e SHBA, duke i kërkuar të mos ndërhyjë në punët e Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT