“Mos bëj koalicion me LSI”/ Qytetari vë në siklet Bashën, si i përgjigjet kryedemokrati

Lulzim Basha ka zhvillur pasditen e sotme një ‘tur elektoral’ në këmbë në Njësinë nr.10 të kryeqytetit, ku është takuar me dhjetëra qytetarë.
Gjatë bashkëbisedimit, një qytetar ka vënë në siklet kryedemokratin pasi ka shprehur pakënaqësinë për koalicionin me LSI. Qytetari i tha Bashës se nuk duhet të bënte koalicion me partinë e Kryemadhit, me të cilën ka një histori “dashuri-urrejtje-dashuri””.
“Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë kur nuk ishit në koalicion,” tha qytetari.
I zënë në befasi, kryedemokrati iu përgjigj shkurt.
Biseda:
Qytetari: Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë keq kur ishte me PS
Basha: Mbaje mendjen te familja jote dhe te prindërit e tu dhe voto numrin 9 më 25 prill
Qytetari: Atë e di unë, e jap me gjithë zemër
PD dhe LSI edhe pse janë në koalicion si opozitë, në zgjedhje kandidojnë me lista të ndara. Në të kaluarën nuk kanë munguar akuzat e Bashës ndaj partisë me të cilën pretendon të marrë pushtetin.