Mozaiku i përkujtimit, ndërtohet muri në përkujtim të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova në 1999

Një grup i vogël qytetarësh u mblodhën këtë të shtunë në Bllacë për të përuruar murin përkujtimor kushtuar qindra mijëra shqiptarëve etnikë, të cilët u dëbuan nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999.
Për shkak të masave anti-covid, rreth 50 njerëz mund të merrnin pjesë në ceremoninë e organizuar në ish-kampin e refugjatëve Bllaca, pranë kufirit te Maqedonisë së Veriut, i cili dikur priti 440,000 njerëz që largoheshin nga represioni serb.
“Ky është muri i kujtimeve tona, që përfaqëson dhembjen e 440 mijë njerëzve që kaluan këtu në vitin 1999 pas krizës humanitare dhe ndërhyrjes së forcave progresive për të ndaluar zhdukjen e një popullsie të tërë”, u shpreh Jahja Luka, përfaqësues i një shoqate refugjatësh.
“Më kujtohet atë ditë, me vajzën në krahët e mi, mijëra refugjatë që ecnin të lodhur, pa ngrënë ose pa pirë dhe unë me vajzën (time) në krahë, duke e ushqyer me gji, në një udhëtim pa ndërprerje”, u shpreh Sherife Ljuta.
Pjesë e mozaikut është pikërisht Sherife Ljuta, e cila ishte një refugjate e shfaqet duke i dhënë gji foshnjës së saj, ndërsa me mijëra refugjatë të tjerë ecin pas saj.
Shumë prej refugjatëve u transportuan me trena nga Kosova në Maqedoni të Veriut.