Në Kosovë po zgjidhet Presidenti, deputeti çudit me deklaratën: Jam në Pogradec, nuk paguhem që të punoj edhe në fundjavë. Qysh me votu prej këtu?

Sot është duke u zhvilluar seanca e radhës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, post për të cilin kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Ndërkohë që Haradinaj tha se deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në votimin në Kuvend, deputeti i një tjetër partie ka çuditur me deklaratën e tij. Xhavit Haliti i PDK-së ka deklaruar se nuk mund të marrë pjesë në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës pasi është në Pogradec.

A tha se nuk ka qenë i informuar se do të ketë seancë, ndërsa ka shtuar se nuk është i punësuar që të punojë edhe në fundjavë.

“Unë nuk e kam ditur, nuk më ka thënë askush. Unë jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit? Unë kam ardhur në Pogradec dhe nuk e kam ditur që ka seancë të Kuvendit. Unë nuk jam i punësuar që të punoj edhe të shtunën dhe të dielën dhe as nuk ka pas paralajmërim që do të ketë seancë”, ka thënë Haliti për Klan Kosovën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT