“Nëse derdhet një pikë gjaku…”/ Kërcënon Meta: Nuk jam President i ambasadave

Presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish tonet, ndërsa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Kreu i shtetit, tha se nuk do të lejohet prekja e votës.

Meta tha se nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama.

“Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë.

Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani. Është tepër vonë nëse reagojnë të hënën pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama”, tha Meta në syritv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT