Ngjela: PD e shkatërroi Berisha këto 8 vite, uzurpator që duhet larguar

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking” në Top News ka folur për zgjedhjet parlamentare duke thënë se opozita humbi prej Sali Berishës.
Sipas Ngjelës, zgjedhjet më shumë se u fituan nga Rama, ishin vota dënimi për Sali Berishën.
“Nuk ka vota Sali Berisha, u provua faktikisht. Unë këtë thashë që Berisha nuk ka vota, nuk fiton dot. Dhe u provua, e pe sa vota mori. A mundet që një lider që drejton një parti që ka vënë një kukull aty, të marrë aq pak vota. Do hiqen këta, se s’kanë ç’bëjnë. Këta nuk luftonin për fitore, donin destabilizmin e Shqipërisë. Ishin agresivë, si ai dhe Meta. Se i tremben drejtësisë.
Çështja ishte që dalja e Metës si një njeri pa ekuilibër dhe anti-amerikan, nuk do e lejonte të djathtën të votonte për të. Ata duhet të shkëputeshin menjëherë. Si mund të fitohet ashtu? Basha pse nuk u distancua?
Pse e do Bashën Rama? Se e do si kukull që të mundë të djathtën.
Do e lejojnë Saliun të heqë dorë nga e djathta? Nuk e di, të shohim. Se ka 8 vjet që shkatërron gjithçka,” tha Ngjela.