“Nuk ishte mbajtur dot”/ Ironia e Ramës, zbulon se ku po flinte gjumë Lulzim Basha (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi pas publikimit të një videoje ku kryetari i PD, Lulzim Basha shfaqet duke fjetur gjumë në makinën e tij.
Nga Berati, shefi i qeverisë tha se kryedemokrati është filmuar duke fjetur në hyrje të Tiranës dhe se e ka të domosdoshëm gjumin në drekë.
“Luli nuk punon fle. Do shtrihet në kryeministri, do bëjë gropë divanin, siç e bëri tek bashkia. Pak më parë më çuan një video, flinte gjumë Luli, tek ajo hyrja e Tiranës ku po bëhet hyrja e re, të gjithë vonohen nga pak, ai po flinte gjumë. E kishtë zënë gjumi, nuk ishte mbajtur dot. Në drekë, kohë drekë. Flihet në drekë. Monitoron gjumin tim thotë, fle gjumë rrugëve, të sheh gjithë Shqipëria. Unë kur fle gjumë jam qetë të paktën.”, tha Rama. /Gazeta SHQIP