Nuk ndalet Meta, në konferencë me biznesmenin që ‘përndiqet nga patronazhistët’: Do merrem vetë me bablokun e Rilindjes

Patronazhistët e PS duket se kanë kthyer Ilir Metën sërish në prësidencë, pasi prej disa ditësh ishte zhvendosur në Vlorë.
Në një konferencë të jashtëzakonshme, kreu i shtetit tha se i riu Erjon Mane, ishte kontrolluar nga patronazhistët në rrjetet sociale ku kishte publikuar një foto me drejtuesen e LSI-së dhe se kjo sipas Presidentit kishte shërbyer si motiv për t’i vënë gjoba të shumta.
Në konferencën e dytë për mediat brenda pak orëve, Meta paralajmëroi se çdo 3-4 orë do të ketë zhvillime interesante në lidhje me patronazhistët.
“Ditën e shtunë marr një mesazh nga një qytetar. ‘Kam diçka shumë serioze nga patronazhistët. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet herë pas here dhe sot e kuptova. Dua të përballem në emision të drejtpërdrejt me ndihmën tuaj.
Nuk më tremb asgjë, as gjobat e këtyre horrave. Më i shkatërruar se jam. Të gjobitesh në 2001 pse ke nxjerrë foton e një politikani dhe të të vënë gjoba është për të ikur për azil. Tani e kuptuat pse është të ikësh natën’.
Është një situatë tepër skandaloze se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë qytetarët e Shqipërisë. Se si bëjnë postime dhe pastaj shihet çfarë halli kanë. Më pas fotot, i dërgohen drejtorive përkatëse. Çdo gjë që ndodh ty e kam personale me bablokun e Rilindjes”, tha Presidenti.