“O Ilir, o Ilir dëgjo vajzën…” Rama replikon me presidentin: Nuk i ka bërë kujt vaki kjo çmendi

Kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar në njësinë pesë të Tiranës, i njohur si bastioni i të majtëve akuzoi Metën si personin që kërkon ti vendosë fitilin këtyre zgjedhjeve dhe të prishë procesin e 25 prillit.

Ai e lidhi këtë edhe me ngjarjen e Kavajës, duke e cilësuar si shkaktar edhe presidentin Meta dhe kryetarin e opozitës që po kërkojnë të tensionojnë situatën në prag të zgjedhjeve.

“E di se si ia njoh unë mendjen e Ilir Metës. Pastaj po të bashkëpunoj me Pandin unë do t’ju them se sa çfarë do të thotë nesër në të njëjtën orë, por varet nga koha, nëse është e lagësht, mendja tij është e lagësht. Nëse koha është e thatë, koka e tij është e thatë. O Ilir, o Ilir dëgjo vajzën shko në shtëpi. Je president akoma, nuk bën vaki, nuk i ka bërë kujt kjo çmendi, o Ilir shko në spi. Ta tha mirë, babi mos pi, eja në shtëpi”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT