Paralajmërimi i fortë Veliajt: Pas zgjedhjeve, Meta e Berisha do përballen me drejtësinë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dha një intervistë për Breaking në Top Neës, LIVE nga sheshi Skënderbej ku pritet dhe fushata përmbyllëse e PS në Tiranë.
Veliaj, i cili ka drejtuar fushatën e socialistëve në kryeqytet, tha se populli me votë do ndëshkojë njëherë e mirë dy mallkimet e këtij vendi që sipas tij janë Berisha dhe Meta.
Ai gjithashtu paralajmëroi se pas zgjedhjeve ata do të përballen me drejtësinë.
“Pasi populli shqiptar të japë verdiktin dhe të shkëputet njëherë e mirë nga këto mallkime, ju garantoj që edhe nga trupi diplomatik do kemi të reja e ata dy njerëz përveç problemeve që do kenë me drejtësinë në Shqipëri do kenë edhe shumë probleme të tjera.
Është vlerësuar Basha, që nuk i merr vetë vendimet. Vendimet i merr Berisha dhe Meta. Ai del gjithnjë pas vaktit. Ai e thotë gjënë e duhur, por nuk e thotë në momentin e duhur se nuk ka fuqi të marrë vendime. Por ne do t’i themi një lamtumirë të madhe Metës dhe Berishës për mos t’i marrë kurrë në publik,” tha Veliaj.