“Parlamamentin shqipëtarë”/ Kandidatja që nuk shkruan shqip, kërkon votën për deputete

Prej disa vitesh parlamenti shqiptar ka njohur një degradim në nivelin e përfaqësimit, ku persona me nivel të ulët arsimor, apo edhe me rekorde kriminale, janë zgjedhur deputetë.

Kulmin e degradimit, Kuvendi i Shqipërisë e pësoi pas djegies së mandateve nga opozita, ku kandidatët poshtë listës fituese, shfrytëzuan rastin, për t’u bërë deputetë edhe pse nuk i njihte askush.

Rasti i deputetës së “kërpëratës”, apo deputetit “kaçurrels” që në “rininë e tij të gjitha fëmrat që ishin afruar për shkak të flokëvë i mbante me uiski, duke mos pirë ujë”, ishin më flagrantet.

Por nëse gjurmon me kujdes kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit, situata është edhe më e rëndë. I tillë është edhe rasti i Naime Gjongecajt, e cila kandidon për deputete nën siglën e PLDSH (Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare).

Zonja që iu bashkua partisë së re të Myslim Murrizit, duket se ka probleme me Gjuhën Shqipe. Në broshurat e shpërndara që mbajnë emrin e saj shkruhet: “Votoni për një zë ndryshe në parlamamentin shqipëtarë”.

Por para se të kërkojë votat e qytetarëve, dikush duhet t’i tregojë kandidates që thotë se vjen nga shoqëria civile, se si shkruhet shqip./Gazeta SHQIP

Grupi privat në Faceb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT