Pas Bashës, edhe PS shpall fitoren/ Veliaj: Të dhënat na nxjerrin fitues me 71-72 mandate

Pasi Lulzim Basha shpalli fitoren në zgjedhje, edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha se të dhënat flasin për një fitore të PS.

Gjatë një deklaratë për mediat, Veliaj tha se PS ka fituar 72 mandate, 1 më shumë sesa sugjerojnë Exit Pollet.

“Ka qenë një ditë e bukur dhe frytdhënëse. Lajmi i parë i mirë që morem, të gjitha Exit Pollet na kanë nxjerrë fitues me 71-72 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është se sipas projeksioneve tona, janë më shumë sesa 72 mandate. Por duhet të presim me durim procesin e numërimit.”, deklaroi Veliaj.

Më herët, një deklaratë për mediat, Rama theksoi se “hamendjet, sondazhet dhe exit-poll-et, pavarësisht se ne na japin forcë qeverisëse përsëri, i përkasin vetëm parashikimeve para ndeshjes”. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT