Pas deklaratave për rrëmbin sëpatash e sfurqesh dhe kercenimit nga SHBA, Presidenti zbut tonet

Qëndrimet e presidentit Meta në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit si dhe thirrjet të ngjashme me apele lufte, jo rrëmbime sëpatash dhe sfurqesh apo dhe prerje duarsh duket se kanë shqetësuar ndërkombëtarët.
Kjo ka bërë që sot kreu i shtetit të ketë një takim më vete me në presidencë me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe më pas me trupin diplomatik të përfaqësuesve të shteteve të BE-së.
Nga ky takim bëhet i qartë se diplomatët shkojnë atje ku shihet edhe si problem. Lajmi për këtë takim e ka bërë publik vetë presidenca, duke dhënë kështu dhe natyrën e bisedës me palëve.
“Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit. Kreu i Shtetit shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Sakaq bëhet e ditur se Meta ka kërkuar prezencën e ndërkombëtarëve praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, veçanërisht në qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës, të trysnuara edhe në zgjedhjet e kaluara nga krimi i organizuar.
Njoftimi i presidencës
Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm mbi ecurinë e fushatës zgjedhore, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Ambasadoren e SHBA, Sh.S.Znj. Yuri Kim dhe sot me Ambasadorin e Delegacionit të BE, Sh.T.Z. Luigi Soreca, së bashku me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Tiranë.
Presidenti Meta i falenderoi Ambasadorët për angazhimin dhe interesin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vuri në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë politike për parregullsitë e konstatuara gjatë kësaj fushate, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës kanë zgjuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos lejuar deformimin e votës së lirë duke iu drejtuar në kohë dhe përmes provave, organeve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit.
Duke patur parasysh rëndësinë thelbësore, që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e dekurajimit, në kohë, të çdo veprimi, që cënon integritetin e procesit, dhe kërkoi praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, veçanërisht në qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës, të trysnuara edhe në zgjedhjet e kaluara nga krimi i organizuar.
Presidenti Meta veçoi rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka sjellja profesionale dhe vetëm sipas ligjit nga ana e Policisë së Shtetit dhe institucioneve gjyqësore. Vetëm reagimi proaktiv, i menjëhershëm dhe i pavarur ndaj çdo akti që cenon paprekshmërinë e votës së lirë, mund të parandalojë përsëritjen dhe përhapjen e krimit zgjedhor.
Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit.
Kreu i Shtetit shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë.