Patronazhistët, Meta shpërthen ndaj Ramës: Mos dëgjoni kryefuksin, regjimi i tij ka mbaruar dhe do ta rrezojmë nga pushteti bindshëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me patronazhistët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta e cilëson Ramën, si “kryespiun” (kryefuks) dhe që sipas tij nuk mund të presë asnjë reflektim nga kryesocialisti.

Ndërsa Meta e ka sulmuar Ramën, duke i kujtuar se babai i tij ka firmosur në kohën e regjimit komunist varjen e poetit Havzi Nela.

Të dashur “patronazhistë”, Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar! Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër. Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese. Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!”, shprehet Meta.

Kryesocialisti Edi Rama në një takim me të rinjtë në Tiranë, mbrojti sistemin e PS-së të patronazhimit, duke u shprehur se këtë skemë e bënjë edhe dy partitë më të mëdha në SHBA, repulbikanët dhe demokratët. Ndërsa ka shtuar se “patronizhistëve Ilir Meta duhet t’ia marrë të keqen”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT