PD e zhgënjyer nga LSI, Baçi: Ajo dështoi, po shkon drejt asgjësimit

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrës, Agim Baçi i ftuar në emisionin “Breaking” ka deklaruar se rezultati më zhgënjyes në këto zgjedhje ishte i LSI-së, duke shtuar se si parti po shkon drejt asgjësimit.
Ai theksoi se ka një rritje të gjithanshme të PD-së në çdo vend të Shqipërisë, duke shtuar se rezultati zhgënjyes ishte ai i LSI-së, e ku kjo u arrit edhe falë fushatës që Rama bëri kundër partisë aleate të opozitës.
“Ka qenë një përpjekje e zotit Rama për të dobësuar LSI, ajo bashkëqeverisja e shkuarja e një pjese të madhe të LSI-së me PS-në bëri që të dobësohet, Askush nuk e pëlqen që presidenti ta shohë në atë pozicion në një vend që nuk është normal. Unë do të doja që denoncimet ti bënte zoti Meta, që Basha të vijonte me atë gjuhë pozitiviste, nuk e di se sa e koordinuar ka qenë kjo. Jemi përballë një rezultati jo vetëm të dështuar, por shkon drejt një asgjësimi si parti. Pika e fortë e Ramës dhe e dobët e opozitës, është se po të kishim sot një ligj tjetër elektoral, sot do të kishim një rezultat tjetër. Jam e bindur se opozita do të ishte fituese, pasi kanë shkuar dëm disa vota”, tha Baçi.
Më tej ai theksoi se “Rama u përpoq që të mos ndodhte fenomeni i 2013 ku shumë demokratë dhe socialistë i kaluan LSI, e ka një vit që ka punuar, e kjo ndodhi që edhe socialistët e zhgënjyer, ai u mundua që t’i joshë duke mos shkuar te LSI dhe këtë ia arriti”.