Përfundon numërimi/ PS merr edhe një tjetër bashki, ja për kë bëhet fjalë

Bashkia e radhës e fituar nga socialistët është ajo e Dropullit në qarkun e Gjirokastrës.
Të dhënat përfundimtare me mbylljen e procesit të numërimit për subjektet politike, kanë shpallur fituese Partinë Socialiste me 1531 vota, të ndjekur nga LSI me 599 vota dhe më pas renditet Partia Demokratike me 592 vota.
Ndërkohë deri më tani Partia Socialiste është ajo që kryeson fitore në 10 bashki, ndërsa PD-AN deri më tani janë shpallur fituese në katër bashki në veri të vendit.
Pak më parë mbaroi edhe numërimi i 13 kutive të votimit në bashkinë Klos të qarkut të Dibrës.
Në këtë bashki, PD doli fituese me 3738 të votave, e ndjekur nga PS me 3702 vota dhe LSI me 171 vota.