Përgjimi i Etjon Jokës/ Si përpiqet kandidati i LSI të bindë qytetarët se do u gjejë punë: Në fillim e ke 600 mijë

Një tjetër video ekskluzive ka siguruar Top News, ku përfshihet kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etion Joka, që flet për manovra që do i japin fitoren opozitës.

Joka i referohet një bisede me ish-ministrin Ditmir Bushati, ku ky i fundit i ka thënë se sondazhet që ka bërë vetë Edi Rama nga zyra e tij, e nxjerrin fituese PS me 62 mandate.

Po ashtu në bisedë duket se Joka dhe një pjesëtar i stafit të tij duket se kërkojnë të bindin dy qytetarë se do t’u gjejnë punë.

Pjesa nga biseda

Stafi Etjonit: Tani tgjej unë dhe ty të vjen mesazhi për tshkuar në punë dhe ti përton për të shkuar se autobuzi i Megatekut është falas dhe duhet të shkosh deri atje, a tlutem vajze unë prej krevatit nuk të çoj dot. Kur nuk çoj fëmijën tim me la faqet dhe me e cu dhe me e marr si kukull dhe me e cu deri atje, po tani ky nuk fol as nuk të nxjerr, kët e kam ru unë në krah.

Qytetarja: Mir mir tani, tani të flasim drejt. Të shkosh deri te megateku 2 orë trafik e të kthehesh ty të humb gjithë dita.

Stafi Etjonit: Po. Edhe do ta paguajmë 15 mijë lek dita. Edhe me makinën e Monika Kryemadhit nuk të përjcellim dot.

Qytetari: Tani kismet të Zotit të hënën do shkoj te Megateku.

Etjoni: Të hënën ktheji përgjigje dhe kaq.

Qytetari: Ok, i them që më ka sjellë Etjoni dhe kaq.

Stafi i Etjonit: Tani për pagesën do flasësh me ta.

Etjoni: Dmth do të shkojë 600 muajin e parë po ti me këtë shkathtësi që ke muajin e tretë e con vet 700-800.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT