“Pipero FOREVER”, Rama nxjerr videon me mjekun e njohur: Ndalni sulmet, po rrezikojme…

Pas aktorëve të njohur Robert Ndrenika dhe Tinka Kurti, në sportin elektoral të PS-së është shfaqur mjekur Pëllumb Pipero.
Ai ka bërë thirrje që shqiptarët të mos ndalin procesin e vaksinimit, ndërsa ka kërkuar ndaljen e tubimeve të opozitës, pasi sipas tij, ndikojnë në përhapjen e infektimeve.
“Dëgjoj disa politikanë se vaksinimi mbillka vdekje dhe nuk dua ta besoj ta besoj se ata nuk duan që Shqipëria të vaksinohet.
Politikat e tyre e dëmotjnë këtë proces jetik dhe madje rrezikojnë këtë proces jetik. Shqipëria nuk mund të ndalin sulmet ndaj vaksinimit madje dhe grumbullimet që mundojnë infektimet. Shëndeti jeta mbi të gjitha zgjidh jetën”, shprehet Pipero.
Kjo video e spotit elektoral të PS-së është postuar sot nga Rama me titullin “Pipero Forever” (Përgjithmonë Pipero).