Plagosja e sekretarit të PD/ Kryebashkiaku i Kavajës tregon pse ndodhej për darkë me atentatorin

Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, ka folur për “Breaking” në Top News, lidhur me ngjarjen e rëndë në Kavajë ku u plagos me armë sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.

Krali tha se zënka nuk është politike por se ka ndodhur për shkak të një nxehje të momentit.

Në një lidhje Skype ai tha se po pret vendimin e organeve kopetente për ngjarjen.

Po ashtu kryebashkiaku i Kavajës tha se nuk ka miqësi me Jonuzin, i cili dyshohet si autori i ngjarjes.

“Zënka nuk është politike, ka qenë një nxehje e momentit. Edhe djali që është plagosur do flasë për ngjaren. Dëshmitarët kanë deklaruar se ishte rastësi, nuk e di pse është bërë politike. Do lemë organet kopetente të shprehen.

Asnjë parti nuk ka kërkuar të më kontaktojë, as policia e Shtetit s’më ka kontaktuar. Populli i Kavajës nuk ka natyrë për të kryer incidente. Është keq që duan ta politizojnë këtë ngjarje. PS nuk ka dorë në këtë mes.

Mua më mori një djalë në telefon dhe më lajmëroi për këtë ngjarje. Unë në Kavajë kam qenë kur ndodhi ngjarja. As nuk u afrova kur ndodhi ngjarja.

Jonuzi nuk është mik i imi, është si gjithë qytetarët e tjerë, kemi qen

Back to top button
LAJMET E FUNDIT