“Plani i pengmarrjes dështoi”/ Balluku: Kontrollorët janë në krye të detyrës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë të ditur pak minuta më parë se disa prej kontrollorëve të Albcontrol janë rikthyer në punë.

Balluku shkruan në Twitter se plani i pengmarrjes dështoi dhe se puna është rikthyer në normalitet të plotë.

“Albcontrol në normalitet të plotë.

Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT