Policia sqaron krimin e rëndë në Elbasan/ Si ndodhi vrasja e Xhuvanit, efektivja u fut për ta parandaluar por…

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Elbasanin vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve.
Ish-kreu i LSI-së Pjerin Xhuvani u vra me armë zjarri nga shoqëruesi i kandidatit për deputet të PD-së, Gazment Bardhit, i quajtur Arbër Papleka.
Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi Pjerin Xhuvani., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., Pavlo Vuksani dhe E. B.
Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, Xhensila Sota.
Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjtiha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.
Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë s? Krimeve Kund?r Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.
Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi Arbër Papleka, ish punonjës police.
Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.