Presidenca i nxjerr foton me pantallona të lagura Brahos: O Tak ç*çi, as sorrë nuk e meriton të quhesh

Presidenca i është përgjigjur me një foto ku shihet me pantallona të lagura, Spartak Brahos, pas deklaratave të këtij të fundit për LSI-në dhe Ilir Metën.

“O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës”, i drejtohet zëdhënësi i presidentit Brahos, ndërsa nuk i kursen fjalët e rënda.

“O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës dhe të gjithë antishqiptarëve, nga Skrapari i patriotëve dhe i atdhetarëve?

Ti as sorrë nuk e meriton të quhesh, se edhe sorra e ka një fije karakteri!”, shkruan zëdhënësi i presidentit.

Më herët, kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Beratit, Spartak Braho, deklaroi nga Skrapari se nuk do të lërë asnjë zgjedhës të votojë për LSI-në.

“Nuk do i lë asnjë zgjedhës Monika Kryemadhit që të votojnë për LSI. Do ta tresim fare.”– tha Braho.

Braho sulmoi presidentin e vendit Ilir Meta, duke thënë se ai është çmendur dhe se ai s’ka asgjë të përbashkët me skraparlinjtë e vërtetë.

“T’ja japim mundësinë prapë të majtës, PS të qeverisë dhe katër vjet të tjera, përsëri Edi Rama. Më vjen keq ta them por na është çmendur ish-kryeministri jonë i dikurshëm, presidenti jonë i sotshëm.

Filozofia e Ilir Metës është bonopartizmi, puçizmi. I thashë një ditë në tv, ti nuk bën më, s’ke bërë asgjë për Skraparin megjithëse ke që nga mosha 30 vjeç, as për Çepanin s’ka bërë, sot atje shkohet vetëm me gomar.

Do dalë do marrë pushkën Meta dhe mburret se si pasardhës i Cepanit që luftuan në luftën e Vlorës, është e vërtetë që ka pasur 6 mijë skraparlinj në luftën e Vlorës por Meta nuk e njeh mirë historinë, s’ka pasur çetë Çepani, çeta ka qenë e gjithë Skraparit, Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh jo çetë patriotësh.

Thashë më vjen shumë keq që flas me këto fjalë e ai s’ka asgjë të njëjtë e të ngjashme me Skraparlinjtë e vërtetë.” tha Braho.

Presidenca i nxjerr foton me pantallona të lagura Brahos: O Tak

Back to top button
LAJMET E FUNDIT