PS del forcë e parë në këtë bashki, merr 3200 vota më shumë se në 2017-ën

Partia Socialiste ka kryesuar në një tjetër bashki të vendit. Bëhet fjalë për bashkinë e Cërrikut, në të cilën ka përfunduar procesi i numërimit në KZAK 46.
PS kryeson me 8629 vota, pasuar nga PD me 4322 vota e LSI me 1224. Në krahasim me vitin 2017, PS-ja ka marrë rreth 3200 vota më shumë.
Ndërkohë deri më tani Partia Socialiste është ajo që kryeson fitore në 10 bashki, ndërsa PD-AN deri më tani janë shpallur fituese në katër bashki në veri të vendit.
Pak më parë mbaroi edhe numërimi i 13 kutive të votimit në bashkinë Klos të qarkut të Dibrës.
Në këtë bashki, PD doli fituese me 3738 të votave, e ndjekur nga PS me 3702 vota dhe LSI me 171 vota