PS kalon nga “tërmeti në breshër”, paralajmërimi i Ramës nga Elbasani për 25 prillin

Nga Elbasani ku po zhvillon takimin elektoral të radhës, kryeministri Edi Rama, duke marrë shkas nga reshjet e shiut, tha se me 25 prill shiu do kthehet në breshër.
Kryesocialisti bëri ironi me opozitën duke kujtuar momentin kur kryetarja e LSI-së publikoi një video ku nga 12 bollokume që fuste në furrë nxirrte vetëm 6.
“Patronazhisti tha se nuk punojnë me numrin e identitetit në kartë, por unë thoja nëse nuk fillon shiu kemi një problem dhe uroj që të fillojë kështu siç është që të bëhet breshër me 25 prill. Ata që e bënë çorapin e bënë në të gjithë kuadrin e përpjekjes së tyre për zgjedhjet. Ata i kishin bërë llogaritë gabim. Tani kanë nxjerrë përballë hijen e patronazhistit, unë jam krenar për të gjithë patronazhistët e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë. Janë ato që e bëjnë PS-në parti të madhe si të gjithë partitë në botë si demokratët e republikanët në SHBA.
Ne nuk jemi parti që vijmë në Elbasan fusim 12 ballokume dhe nxjerrim 6. Ne nuk jemi si ato që ditën e verës krijuan trazira në një festë tradicionale. Unë sot këtu dhe në këtë ndeshje ju kërkoj ju shqiptarëve mbështetjen për një mandat të tretë për PS-në. Unë jam këtu se jam i pakënaqur, unë jam këtu sepse të gjithë ato që kemi bërë nuk janë ato që ne mund duhet dhe duhet të bëjmë për Shqipërinë.
Ne kemi një luftë të madhe për të fituar kundër pasojave të një tërmeti dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga tuneli i pandemisë dhe për të qenë ne, Shqipëria e vogël, nga më të shpejtët në luftë me armikun e padukshëm”, deklaroi Rama.