Rama jep LAJMIN E MIRË: Brenda javëve të prillit 23 mijë doza të tjera Pfizer, do lehtësojmë sezonin turistik se s’bën

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se brenda javëve të prillit do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera vaksinash anti-Covid të Pfizer.
Më tej Rama shkruan se do ta lehtësojnë sezonin turistik me se s’bën, për t;u ngjitur shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë.
Sipas Ramës, Armiku i Padukshëm në vendin tonë ka për të dalë jashtë shumë më shpejt se kontinentet e tjera.
“LAJM I MIRË Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER
*Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama.