Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria siguron mijëra vaksina të tjera Pfizer, faleminderit KE-së që e dëgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë

Shqipëria siguron edhe 145 mijë vaksina të tjera Pfizer. Lajmi është dhënë nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka falenderuar Këshillin Europian ku ndër të tjera shkruan:
“
Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon![]()
Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar
Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli