Rama nxjerr fotot: Ja qendra e vaksinimit dhe epiqendra e infektimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj mitingut të liderit të PD-së, Lulzim Basha në Koplik të Malësisë së Madhe.

Ashtu si në çdo takim, Basha shoqërohet me dhjetëra e qindra mbështetës, të cilët nuk respektojnë asnjë masë parandaluese për përhapjen e Covid.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! *Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, shkruan Rama.

Ai e shoqëron këtë me dy foto, një  nga procesi i vaksinimit dhe tjetra nga takimet e Bashës në qytetin e Koplikut.

Rama nxjerr fotot: Qendra e vaksinimit dhe epiqendra e infektimit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT