Rama poston videon me shkollat e reja: Me kushte fantastike të mësimdhënies (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video në llogarinë e tij në “Facebook”. Në videon në fjalë, kreu i qeverisë tregon shkollat e reja, që sipas tij, janë me kushte fantastike të mësimdhënies.
Me këto pamje, Rama u uron gjithë shqiptarëve një fundjavë të bukur, e shprehet se nuk ka kohë për pushim.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë atmosferë të ngrohtë nga shkollat e reja me kushte fantastike të mësimdhënies, ju uroj një fundjavë të bukur
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim”, shkruan kryeministri Rama bashkëngjitur me videon.