Rama pranon gabimin: Kërkoj ndjesë publike! Nuk isha në dijeni se nuk do të kishte distancë mes qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar ndjesë publike për mitingun me mijëra qytetarë në shehsin “Skënderbej”, kur ai shpalli fitoren e zgjedhjeve.

Rama tha se nuk e dinte që mitingu do të ishte pa ruajtur distancën sociale, pasi organizatorët nuk ia kishin komunikuar, ndërsa shtoi se nuk mund të largohej në mes të mitingut dhe të ikte.

E pranoj që ajo që ndodhi në sheshin “Skënderbej” ishte shkelje e pajustifikueshme për ne dhe për këtë çështje më mbrapa kam bërë edhe një komunikim me organizatorët se pse nuk ishte bërë përsëri takimi si herët e tjera, por s’mund ta lija në mes mitingun dhe të ikja. Nuk jam në dijeni të një gjobe nga policia, por jam në dijeni se në këtë rast ne kemi bërë gabim. Unë kërkoj ndjesë publike për këtë që ka ndodhur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT