Rama sulmon mjekun Alimehmeti për vaksinat kineze: Këta ekspertët janë sharlatanë! Nuk do presim Alimehmetin apo Ali Babën

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mjekun Ilir Alimehmeti, pasi analisti Arjon Sulo i tha se epidemiologu është shprehur se duhen pritur analizat e vaksinës kineze para se t’u injektohen qytetarëve.

Rama tha se këta ekspertë janë sharlatanë, pasi vaksinën kineze e përdorin 23 shtete, duke përfshirë edhe disa nga oborret më të pasura mbretërore.

Sulo: Doktor Alimehmeti ka thënë që duhen pritur analizat.

Rama: Këta ekspertët janë sharlatanë. Unë po të them se Turqa vaksinon me këtë vaksinë. Si shpjegohet që 23 shtete marrin këtë vaksinë. Nëse e marrin të gjithë oborret mbretërore, çfarë do presim ne, Alimehmetin apo Ali Babën? I kemi marrë me të gjitha stadardet dhe kriteret ndërkombëtare.

Sulo: Keni ndryshuar, në fillim keni thënë se do i merrni me certifikime nga vendet që prodhojnë

Rama: Në çdo vend ka njerëz që nuk duan të vaksinohen,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT