Rama sulom PD: Nuk provohet 100 herë një shalqi që është kungull, s’kanë këllqe ata të bëjnë punë

Kryeministri Edi Rama sulmon PD nga Bilishi, ku zhvilloi një takim elektoral me strukturat dhe kandidatët për deputetë të kësaj force politike për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Ramës, nuk mund të provohet 100 herë një shalqi që është kungull.
“Nuk ka nevojë të provohet 100 herë një shalqi që është provuar. Dhe që është konfirmuar që është kungull. Se sa herë ta provosh, do konfirmohet se është kungull. Nuk ka nevojë të riprovohet prapë PD që të shkojmë në buzë të greminës. Sa herë u është dhënë një punë për të bërë, aq herë kanë bërë dëm. Nuk dinë të punojnë. Nuk kanë këllqe për t’i rezistuar presioneve të lodhjes”, tha Rama.
Sipas kryesocialistit, nuk është turp të jesh me PD por turpi është për drejtuesit e kësaj force politike që “bëjnë vatra infektimi”. Rama tregoi nga Bilishti se çfarë iu propozon PS-ja shqiptarëve.
“Ne nuk iu propozojmë shqiptarëve mrekullira, ju ofrojmë vizionin tonë që nuk është i konkurueshëm. Punën tonë që nuk është e konkutrueshme. Durimin tonë që s’ka konkurent dhe besimin tonë se Shqipëria bëhet.”