Rama tregon historinë e gjyshit të tij që u bë shofer i mbretit Zog: E çuan në Itali për studime, por harxhoi gjithë paratë

Në prezantimin e masterplanit të Portit të Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania Emaar Group dhe do të investohen 2 miliardë euro, kryeministri Edi Rama tregoi edhe historinë e gjyshit të tij.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tregoi historinë e gjyshit të tij durrsak, që iku për studime në Itali dhe u kthye pas me një makinë ‘Alfa Romeo’ dhe nisi punë për kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe më pas për mbretin Zog.

“Duke qëndruar këtu dhe duke parë këtë prezantim mu kujtua historia e gjyshit tim durrsak, që ishte djali i drejtorit të doganave në Durrës. Stërgjyshi ishte njeri i përfshirë në përpjekjet për të ndërtuar shkolla shqipe, dhe e nisi gjyshi tim në Itali për studime. Këtu në port doli me stërgjyshen për ta pritur. Djali zbriti nga porti me një ‘Alfa Romeo’, që ishte goxha e pashme dhe i ati u suprizua dhe e kuptoi menjëherë se paratë që i kishte dhënë për të studiuar i kishte bere për makinë. Ai u kthye dhe u bë shofer. Si interesonin studimet. Pak javë pasi ishte kthyer, ai tregonte se hëngri një shpullë këtu kur tha se kjo makina ishte e tija. E thirri kryetari i Bashkisë dhe i tha; ‘ose ti do të punosh për mua, ose do ikësh nga Durrësi’. Ai u bë shofer i kryetarit të bashkisë së Durrësit. Ai ishte komplet i marrosur pas makinave. Një ditë të bukur vjen dita e pavarësisë. Mbreti Zoti priste vipat në ceremoni. Dhe vjen kryetari i bashkisë që zbret nga një makinë që ishte shumë për taksapaguesit. Mbreti i tha; S’të vjen turp që ke këtë makinë?! E thërrasin gjyshin tim, dhe mbreti i thotë; Ti do bëhesh shoferi im me këtë makinë. Gjyshi ishte një inspirim i madh për idenë e shpejtësisë, për idenë e lëvizjes. Kjo është një nostalgji që vjen natyrshëm kur mendoj se sot jam këtu për diçka që me siguri stërgjyshi e gjyshi, ata që nuk jetojnë më dhe që në atë kohë ishin njerëzit që e bënë Durrësin një qytet që kishte shumë aromë Italie dhe shumë jetë që mbante frymën e influencës së botës matanë detit. Do të ishin sot krenarë që më në fund Durrësi falë këtij projekti bëhet gati të shkojë në një nivel tjetër.”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT