Rama tregon pse e do mandatin e tretë: Të bëhen GATI, në aeroportin i Kukësit do ulen nga Londra grupi i sharësve. Ja kë do fillojmë pas aeroportit të Vlorës 

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën arsyen se pse e do ai dhe PS, mandatin e tretë. Rama tha se tani është realitet dhe shpejt pritet të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit.

Më tutje, pas firmosjes së kontratës dhe dokumenteve për aeroportin e Vlorës, do të lançohet aeroporti i Sarandës. Për Ramën të gjitha këto nuk do mund të përfundojnë, përfshirë këtu “ta famshmen” Reformë në Drejtësi, nëse drejtimi ndryshon, pra nëse fiton opozita.

Rama: Çdo ditë shoh të njejtën gjë bajate, makina, borie, Rama ik, duan të ngacmojnë perceptimin e njerëzve që shiko këtu ka shumë njerëz. Itaianët thonë sheshi plot dhe kutitë bosh.

Pyetje: Ju kërkoni mandat të tretë, Berisha dhe Nano e kanë kërkuar dhe s’e kanë arritur, e kërkoni sepse populli nuk ka alternativë apo si një rezultat i punëve tuaja?

Rama: Ka të bëjë me atë që duam të bëjmë, as me të parën as me të dytën. Dy rastet e mëparshme kanë qenë të ndryshme, ka qenë mbyllja e një cikli, ne kemi punë për të çuar përpara që nga reforma në drejtësi që është në rrezik nëse ndërron drejtimi, te turizmi që ne tani kemi mundësi të hyjmë në një epokë të re të lavdishme. Që nga Porti turistik  i Vlorës te aeroporti i Kukësit, ku do të bëhet ulja e një grupi sharësish që nuk rrinë gjë pa thënë për mua. Me të firmosur aeroportin e Vlorës do të lançojmë aeroportin e Sarandës. Me amerikanët kemi dy investime madhështore në Skavicë dhe TEC-in e Vlorës për gazin e lëngshëm, te infesktruktura mund të vazhdojë pa fund. Nëse do mund të kthehesha mbrapa, do doja mos të kishte tërmet, mos të kishte pandemi. Nëse nuk do ishin këto aeroporti i Vlorës do ishte kantier ndërtimi sot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT